11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ky është kryetari i komunës që ka fiks 13 euro e 49 centë në bankë

Rekomandime

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka publikuar pasuritë e personave zyrtarë në vend.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

- Advertisement -

Në bazë të deklarimit të tij, Kastrati ka vetëm një veturë në pronësi edhe atë të blerë me kredi në vitin 2018 në vlerë prej 11 mijë e 300 euro.

Sipas formularit të publikuar nga AKK-ja, Qëndron Kastrati në institucione financiare ka vetëm 13.49 euro para të gatshme dhe krahasuar me vitin e kaluar, Kastrati ka 22.35 euro më pak (35.84 euro të gatshme në bankë vitin e kaluar).

- Advertisement -

Kastrati ka deklaruar se ka kredi në blerë prej 15 mijë e 276 euro.

Sa i përket të hyrave vjetore, Kastrati ka deklaruar se si kryetar i Komunës së Kamenicës, paga e tij vjetore është 13 mijë e 944 euro.

- Advertisement -

Në anën tjetër ai ka deklaruar se kanë shtëpi, truall dhe lokale, të gjitha këto në pronësi të prindit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit