Anëtari i kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë se nuk do të nënshkruajë mocionin e nisur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Megjithatë ka thënë se nëse vjen në Kuvend, do ta shqyrtojnë votimin e këtij mocioni.
Në Debat Plus në TV Dukagjin, Gashi ka thënë se Qeveria Hoti është pasuese e Qeverisë Kurti dhe se e konsiderojnë si të dëmshme.
Mocionin e VV-së, Gashi e vlerëson jo të qëlluar dhe aspak të sinqertë.
Ai dyshon edhe në qëllimin e këtij mocioni, duke thënë se përmes tij VV-ja po synon t’ia zgjasë mandatin qeverisë Hopti, pasi që nuk i ka 61 vota.