19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Edhe një biznesmen kosovar i thotë “PO” Kurtit: Prej sot punëtorët e mi do ta kenë pagën 350 euro

Rekomandime

Kërkesës së kryeministrit Kurti që në sektorin privat të mos ketë pagë më të ulët se 350 i janë përgjigjur disa biznese private në vend.

- Advertisement -

Në mesin e tyre është edhe Sylejman Rrahmani, i cili është zotuar sot që në ndërmarrjen e tij RISI nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro, shkruan Reporteri.net.

Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Si deputet i Republikës së Kosovës, nga sot kam filluar një fushat me bizneset private ku do të mundohem që të jap kontributin time për ti bindur bizneset private që në mënyrë vullnetare paga minimale të jetë 350 euro në ndërmarrjet e tyre.

- Advertisement -

Ndermarresit, janë shtyllë shume e rendesishme e zhvillimit ekonomik, ngritja e pagave për punëtorët ndikon pozitivisht në produktivitetit e punëtorëve, andaj trajtimi i dinjitetshëm i tyre është në të mirë të ndërmarrjes”, ka thënë deputeti Rrahmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit