9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Nxehet situata, avionët izraelit ndjekin anijet turke

Rekomandime

Tre anijet turke të kërkimit të gazit gjenden aktualisht në ujërat e Mesdheut Lindor, pikërisht në zonën e njoftuar më herët nga Turqia se do të kryhen kërkime në det.

- Advertisement -

Anijet “Oruc Reis”, “Ataman” dhe “Cengiz Khan” vijojnë prej tre ditësh në këtë zonë duke kryer kërkime sipas turqve, ndërsa Greqia pretendon se Turqia po shkel ligjin ndërkombëtar duke bërë manovra të tilla në Zonën Ekskluzive Ekonomike të saj.

Tensioni është në kulm në rajon, ndërsa në interesuar se për çfarë po ndodh janë të gjitha shtetet e zonës, përfshi edhe Izraelin.

Ky i fundit ka dërguar të paktën dy avionë spiun gjatë mbrëmjes së djeshme në zonë, të cilët kanë ndjekur veprimet e anijeve turke.

Siç shihet edhe nga FlightRadar, dy avionët izraelit janë nisur nga Tel Avivi dhe kanë kryer patrullime pikërisht në zonën ku gjendeshin edhe anijet turke.

- Advertisement -

Turqia dhe Greqia janë në një përplasje jo vetëm diplomatike sa i përket sovranitetit mbi hapësirën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, kur turqit theksojnë se “Greqia nuk mund t’i burgosë në tokë”, ndërsa helenët pretendojnë se janë konventat ndërkombëtare që minimizojnë Zonën Ekskluzive Ekonomike të Turqisë në Egje.

Më herët, Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen detare mes tyre duke ndarë pikërisht zonën në fjalë, gjë e cila shkaktoi reagimin e fortë të Turqisë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit