8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Strategjia se si Vuciq po na e merr Shqipërinë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Shqipëria është e jona. Pa diskutim, e duam dhe na do. Ne e shohim si tokën mëmë, apo si i thonë andej, Mëmëdhe. Kënaqemi kur të shkojmë atje, sidomos gjatë verës. Ndihemi si në shtëpinë tonë. Por, këto gjana nuk i kemi të garantuara edhe për të ardhmen.

Atë që nuk mundesh me e marrë me forcë, e merr me kapital, pra me ekonomi. Serbia është fuqia ekonomike e rajonit, dhe përmes iniciativës Open Ballkan ia ka mësy ta pushtojë Shqipërinë ekonomikisht. Parashenjat e para tashmë kanë fillu të ndjehen.

Zëri i Cecës jehonte gjatë gushtit në plazhet shqiptare, teksa dhjetëra mijë pushues nga Serbia veronin andejpari. Edhe më tepër do të shkojnë vitin e ardhshëm. Nëse jetësohet Open Ballkan, tabelat BG, NI, KG do të mbizotërojnë atje, përderisa ato KS do të jenë gjithnjë e më të pavërejtshme.

- Advertisement -

Kjo padyshim që do të jetë një shtytje e madhe për ekonominë shqiptare aktualisht, por pas disa vjetësh do ti futet Iaku në fyt. Shikojeni Rusinë cka po i bën Evropës me gaz dhe do ta kuptonit sa mund t’iu besohet atyre.

Rusët e kishin blerë krejt bregtetin e Malit të Zi gjithashtu. Nuk i lenin me livritë malazezët. Por, erdhi Gjukanovici në pushtet dhe i përzuri, duke e cliruar njëherë e mirë nga ta.

- Advertisement -

Nuk do të jetë e largët dita, kur bregdeti shqiptar do të fillojë të blihet nga serbët. E ata janë dorë e zgjatur e rusëve. Madje, edhe vet rusët janë duke u dokë andejpari. E mësymja e tyre në tokën shqiptare asnjëherë s’ka pasë ndonjë qëllim të mirë. S’po shkojnë ta bëjnë Shqipërinë më të pasur. Përkundrazi, po shkojnë atje që dalëngadalë të bëhen faktorë në Mesdhe. E kanë gjetur një mik që ua ka hapu dyert, madje krah më krah, që nga Morina.

Do ta kenë autostradë deri në Durrës. Ne jemi të anashkaluar në atë drejtim. Për më tepër, kjo nuk është një Iuftë e Kosovës. Është Iuftë e shqiptarëve, të cilën duhet ta bëjmë krejt bashkarisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit