2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Koalicioni LDK- PDK është jokushtetues

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

LDK e shqeu gurmazin duke bërtitë gjatë zgjedhjeve që në asnjë rrethanë nuk do tê bëjë koalicion me PDK’në. Tash po e shqyen gurmazin duke e thirrë PDK’në që të bënë koalcion me të. Ky është një nga precedentët më të rëndë për demokracinë. Ky është pushtet i fituar me mashtrim. Një lojë e tillë është më e rrezikshme se diktatura, kundër të cilës jam domosdoshmërisht. Në diktaturë pushteti mbahet me dhunë. E dhuna zgjat dhe dhemb gjithmonë më pak se mashtrimi. Neve nuk na duhet as dhuna, as mashtrimi. Nuk na duhen as pushtetet e marra me dhunë, as ato me mashtrim.

Per me e mbrojte dhe me e forcu demokracine ne Kosove, duhet me i be dy gjana: Nese nje parti deklarohet para zgjedhjeve qe nuk do te beje koalicion me nje parti tjeter, te mos kete te drejte koalicioni me te, pra te jete jokushtetuese, sepse votat merren pikerisht nga ai premtim.

Dhe e dyta, te zgjedhet kryeminister vetem me i votuari i partise, sikurse ministra te jene domosdoshmerisht me te votuarit ne liste.

- Advertisement -

Ky êshtë një mga kushtet elementare që të ecim përpara. Thjeshtë, ministra duhet të jenë njerëzit që i do dhe iu beson populli. E kryeministër duhet të jetë ai që e do e i beson më së shumti populli. Ky është sundimi i popullit, kjo është demokracia.

Secila kushtetutë e mbron votën e popullit. Prandaj, çdo mashtrim me atë votë paraqet devijimi te vullnetit te popullit, të së drejtës për të zgjedhur. E ajo e drejtë është ndër të drejtat elementare kushtetuese. Prandaj, mashtrimi që ka rezultat devijilin nga e drejta për të zgjedhur është jokushtetues. Njëjtë është edhe koalcioni eventual LDK-PDK pa u mbajtur zgjedhjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit