4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti alarmon sërish: Po rrezikojmë të hyjmë në krizë humanitare

Rekomandime

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim me pandeminë e coronavirusit, Kosova ime.

- Advertisement -

Sipas tij Kosova po shkon drejt një krize humanitare.

Ai nëpërmjet një videoje në kanalin e VV-së, TVV ka thënë se Kosova nuk ka pasur gjendje më të rëndë që nga paslufta, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe rikthimin e VV-së në pushtet.

“Kriza është e trefishtë shëndetësore, politike ekonomike, rrezikon të bëhet edhe humanitare. Spitaleve tona u mungojnë pajisjet e furnizimet bazike, gjersa personeli mjekësor është i dërmuar nga lodhja dhe stresi. Qindra njerëz infektohet e dhjetëra vdesin cdo ditë Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit. Deri kur kështu? Askush nuk e di. Sidomos, Qeveria nuk e din sepse situata ka dalë nga kontrolli. Pandemia ka treguar se sa shumë na ka kushtuar qeverisja e partive në pushtet tash e 12 vjet në Kosovën e pavarur. Pikërisht në këtë krizë është zbuluar se sa e rëndësishme është që të kemi një qeveritë bazuar në parimet e drejtësisë sociale”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Kujtojmë që Kurti, u ka dërguar letër ambasadorëve të huaj në Kosovë, rreth situatës me COVID-19. Në letrën e tij drejtuar ambasadorëve, Kurti ka kërkuar nga ambasadat e huaja që ta ndihmojnë Kosovën, pasi, sipas tij, në shtator do të ketë katastrofë humanitare.

Ndiqeni videon e plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit