Vetëvendosje ka një kërkesë për Hashim Thaçin

0
188

Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje përmes një shkresë zyrtare drejtuar presidentit të Kosovës, kanë kërkuar sqarime për faljen nga burg e Luz Allakaj nga ana e presidentit të Kosovës.

Deputetët e LV, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157071458182000