Friday, July 19, 2024

Vulinit “i djeg” për takimin e Thaçit me presidenten kroate: I bashkon urrejtja ndaj serbëve

- Advertisement -
- Advertisement -

Takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, në New York, duket se nuk i ka pëlqyer fare ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin.

Në një përgjigje për ‘Alo.rs’, Vulin ka thënë se nuk është i suprizuar nga një takim i tillë dhe nga deklaratat që janë bërë pas takimit.

Nuk jam i suprizuar nga ky takim dhe nga fjalët mbështetëse që kanë shkëmbyer Thaçi dhe Kolinda, sepse ata janë të lidhur fort pas një ndjenje, urrejtjes ndaj serbëve”, ka thënë Vulin.

- Advertisement -

Ministri serb, gjithashtu, ka kujtuar edhe deklarata të presidentes kroate të bëra gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, ku kishte dhënë se kroatët dhe shqiptarët janë vëllezër.

Ata e krijuan këtë vëllazëri duke vrarë serbët, dhe këto vite të paqes s’kanë ndryshuar asgjë. Më vjen keq që e vetmja gjë që i bashkon është urrejtja ndaj Serbisë, por kjo nuk është as e re e as e papritur”, ka thënë Vulin, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se Serbia nuk është në rrezik nga askush dhe se është në të drejtën e çdo populli të bëjë atë që mendon se është më e mira për popullin.

- Advertisement -

Në takimin me presidenten kroate, Thaçi ka thënë se Prishtina dhe Zagrebi janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit.

Kroacia është shembulli më i mirë i suksesit të Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, kishte deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, presidentja kroate ka konfirmuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve, duke thënë se Kroacia gjithmonë do të jetë në krah të Kosovës.

- Advertisement -

Kroacia gjithmonë do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën plotësisht”, ka deklaruar Kitaroviq.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura