Aktivisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Vulaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në takimin e 2 shtatort në Shtëpinë e Bardhë, s’mund të ketë marrëveshje të keqe.
Me 2 shtator në Uashington të SHBA’së do të takohen shefat e shteteve të Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiqit, për të bërë marrëveshje ekonomike në mes shteteve.
“S’mund të ketë marrëveshje të keqe në Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur Vulaj në Pressing.
Sipas Vulajt, procesi s’do të jetë i shpejtë dhe i frikshëm siç është përshkruar.
“S’do të jetë proces i shpejtë dhe i frikshëm siç është përshkruar”, ka thënë Vulaj.
Tutje, Vulaj tha se marrëveshja ekonomike do t’i hapë rrugë marrëveshjeve politike në mes të shteteve.
“Ideja është të fillohet me marrëveshje ekonomike në mes shteteve në mënyrë që të hapen rrugë për marrëveshje politike”, shtoi Vulaj.