3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Deklarohet edhe Lutfi Haziri për Ramush Haradinaj president: AAK bëri një hap të ngutshëm

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në, raporton Gazeta Blic.Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka shtuar se nuk beson në një koalicion të ri me PDK-në.

- Advertisement -

“Jo domosdoshmërisht PDK duhet të jetë pjesë e Qeverisë”, tha ai, i pyetur se a duhet apo jo të përfshihet partia e Veselit në koalicionin qeverisës.

Ndryshe, partnerët e LDK-së në koalicionin qeverisës- AAK e Nisma kanë kërkuar përfshirjen e PSK-së në qeveri.

Duke i komentuar këto deklarata, Haziri tha se partnerët e LDK-së në koalicion, AAK e Nisma i kanë dhënë arsyetimet e tyre pse PDK duhet të jetë në Qeveri.Ai tha se LDK nuk do ta refuzoj një president i cili do të jetë i pranishëm nga të gjithë, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Haziri tha se LDK fillimisht do ta diskutoj me AAK-në fillimisht postin e presidentit, derisa e ka quajtur të ngutshëm hapin e Haradinajt për shpalljen e kandidaturës për president.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit