13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Haziri: Qeveria Hoti po ecë në këmbë të qelqit, nuk ka stabilitet të qëndrueshëm politik

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se mandati i kryeministrit Avdullah Hoti është i përkohshëm.

- Advertisement -

Sipas tij, Hoti mund të jetë kryeministër për tri vite nëse arrihet një marrëveshje e gjerë politike.

Sipas Hazirit, Qeveria Hoti “po ecë në këmbë të qelqit derisa nuk ka stabilitet të qëndrueshëm politik”.

“Nuk jam i interesuar për pozita të përkohshme. Për mua mandati i Hotit është i përkohshëm. Mund të shkojë deri në tri vite nëse do të ketë marrëveshje të gjerë politike. Kjo qeveri edhe më tutje po ecë në këmbë të qelqit derisa nuk ka stabilitet të qëndrueshëm politik. Asnjë qeveri nuk mund të punojë pa pasur stabilitet politik”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Ai ka thënë se një qeveri është stabile kur ka agjendë dhe nuk varet nga individë të caktuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit