Haziri: LDK’ja do ta pranonte një president nga PDK’ja

0
86
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike do ta pranonte një president nga Partia Demokratike e Kosovës, por jo edhe nga AAK’ja, shkruan Kosova ime.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se një president që vjen qoftë edhe nga PDK-ja nëse është i pranueshëm për të gjithë “s’ka si mos të jetë i pranueshëm edhe për LDK-në”.

Ndërsa, thotë se AAK’ja me kandidimin e Ramush Haradinajt për president është ngutur.

AAK bëri një hap para nesh…Me AAK-në kemi pasur një mandat të plotë dhe është partnerë i besueshëm i yni. Propozimi për president ka qenë i papritur. Nuk besoj se kësaj radhe AAK është në rend për ta marrë presidentin.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka shtuar se nuk beson në një koalicion të ri me PDK-në.

“Jo domosdoshmërisht PDK duhet të jetë pjesë e Qeverisë”, tha ai, i pyetur se a duhet apo jo të përfshihet partia e Veselit në koalicionin qeverisës.