Mediat në Serbi kanë filluar me reagime nga më të ndryshmet pasi Crvena Zvezda në rundin e dytë eliminator do të përballet me Tiranën.
Tirana është kualifikuar në rundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar në Gjeorgji sonte, kampioni i Shqipërisë është përballur me Dinamo Tblisin, raporton “Zeri.info”.
Në “Dinamo Arena”, Tirana ka triumfuar me rezultat të pastër, 0:2.
Në rundin e dytë, Tirana do ta presë në shtëpi kampionin e Serbisë, Crvena Zvezda.
“Zvezda vazhdon eliminatoret përmes Tiranës: Shqiptarët befasojnë në Gjeorgji, tani ata presin kampionin serb. Ata do të jenë nikoqirë të Zvezdës në një ndeshje të vetme”, shkruan mediumi serb “Telegraf.rs”, përcjell “Zeri.info”.
Ndërkaq, “Kurir.rs” shkruan: “Zvezda duhet të luajë në Shqipëri. Tirana larg më e mirë se Tbilisi, kuqezinjtë dhe të bardhët po presin ferrin pa tifozë”.
“Zvezda po shkon në Shqipëri. Futbollistët e Crvena Zvezdës do të jenë kampionë të kampionit shqiptar, Tirana në rundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve”, shkruan mediumi tjetër “B92.net”.