16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Prokurori i rastit nuk e komenton ekspertizën e institutit zviceran për Astrit Deharin

Rekomandime

Prokurori i cili është marrë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, Metush Biraj, nuk ka pranuar që të komentojë ekspertizën e institutit zviceran, në të cilin thuhet se gjasat që të jetë kryer vetëvrasje janë shumë të vogla.

“Nuk kam çka me thanë ma shumë, veç në komunikatë”, ka thënë Biraj për Gazetën Express.

- Advertisement -

Pas marrjes së raportit zviceran në Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë folur edhe familjarët e Astrit Deharit.

Avni Dehari ka thënë se konkluzionet e institutit zviceran thonë që Astrit Dehari është vrarë, ndërkohë avokati Tomë Gashi ka kërkuar fillimin e hetimeve për atë se çfarë kishte ndodhur para gati 3 vjetëve në Prizren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit