Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – Blerim Shala, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë–Serbi dhe takimit të shefave të këtyre shteteve, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuciq, në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.
Shala tha se statusi i shtetit të Kosovës nuk do të diskutohet në këtë dialog.
“Statusi i Kosovës nuk është temë e dialogut”, është shprehur Shala në emisionin Pressing të T7.
“Nuk është rasti i njëjtë me Bosnjën dhe Hercegovinën, kjo për shkak se rasti i tyre është më i komplikuar”, ka thënë Shala.
Tutje, ai tha se as i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, nuk ka menduar se gjithçka do të rregullohet me një takim në Shtëpinë e Bardhë.
“As Grenell nuk ka menduar se gjithçka do të arrihet me një takim në Shtëpinë e Bardhë. Ideja e tij ka qenë që të punohet në rrafshin ekonomik, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të afrohen në mes veti”, ka shtuar Shala.