17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Bulliqi për deklaratën e Vjosa Osmanit rreth prokurorit Blakaj: Reflektoi frikë

Rekomandime

Kandidati i Vetëvendosjes për deptutet, Shpejtim Bulliqi ka komentuar përplasjen që ka ndodhur në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit lidhur me rastin e prokurorit Elez Blakaj, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në emisionin Frontal në T7, drejtëpërdrejtë nga Komuna e Podujevës, Bulliqi ka thënë se deklarata që sot Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre e dha për këtë çështje, reflekton frikë.

“Ajo deklarata e sotme e Vjosës kam frikë se e krijoi një lloj frike sepse këta pushtetarët që kanë qenë në pushtet kanë frikë nga pushteti i të tretës. Prokurorët që planifikojnë dhe kanë një profesionalizëm për punën e vetë e kanë frikën”, ka deklaruar Bulliqi.

I njëjti ka folur edhe për atë se pse ka dështuar një koalicion parazgjedhor në mes të LDK-së e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

“LVV i ka bërë të gjitha hapat për me mujt me arritë një koalicion madje Albin Kurti e ka ba një hap substancial duke e dhënë mundësinë që në numër 1 të jetë znj.Osmani dhe ju e patë që nuk e shprehën vullnetin. Mendoj që ai koalicion ka qenë i rëndësishëm dhe i dobishëm për faktin që qytetarët qysh tash e kishin ditë kush është fitues i zgjedhjeve të jashtme”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit