Haxhiu: Lumezi më ka thënë se në qershor vijnë ekspertët zviceranë për rastin Dehari

0
134
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sqarime nga Prokuroria, lidhur me rastin e hetimit mbi vdekjen e Astrit Deharit

Albulena Haxhiu nga kjo parti në një konferencë për media, ka thënë se Prokuroria duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur me këtë rast, pse nuk është prioritet.

Haxhiu ka thënë se në kohën kur ishte ministre Kryeprokurori Lumezi i kishte thënë se në qershor, do të vijnë në Kosovë ekspertët nga Zvicra lidhur me rastin e Deharit.

“Kërkojmë të dimë nëse kanë ardhur. Nëse po çfarë ka ndodhur, dhe nëse nuk kanë ardhur pse”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka kërkuar edhe publikimin e arsyes së faljes së njërit nga dëshmitarët në rastin e Astrit Deharit. /eo