2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Analistët konsiderojnë se koalicioni qeverisës është në rrezik të shpërbërjes

Rekomandime

Njohësit e rrethanave politike në vend, vlerësojnë si të brishtë koalicionin qeverisës.

- Advertisement -

Ende nuk janë bërë tre muaj nga dita kur Avdullah Hoti ka marr postin e kryeministrit.

Por, ende pse ka kaluar një kohë kaq e shkurt përçarjet brenda koalicionit janë të dukshme.

Mospajtimet kryesisht ka në mes të AAK-së e LDK-së, raporton t7.

- Advertisement -

Ndërsa, telashet u shpeshtuar pas pezullimit të punimeve në rrugën Deçan-Plavë, si dhe çështja e postit të Presidentit, ku lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpalli kandidaturën e tij për këtë post.

Madje, dhe një takim mes partnerëve të koalicionit që ishte planifikuar që të ndodh këtë të enjte u anulua.

- Advertisement -

E arsyet që çuan deri tek anulimi i këtij takimi, sipas analistit Arton Demhasaj, janë pikërisht deklarat në distancë që po bëhen ndërmjet krerëve të koalicionit.

Demhasaj thotë se një takim në mes krerëve të koalicionit mund të ndodh në ditët e ardhshme, për ti sqaruar çështjet diskutabile mes partnerëve.

E si koalicion të brishtë e thotë edhe analisti, Rasim Alija, ku sipas tij jetëgjatësia e këtij koalicioni do të jetë e shkurtë.

Alija e sheh të pakuptimtë kërkesën e AAK-së për postin e presidentit.

Qeveria Hoti është votuar me 3 qershor të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit