8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj: Nëse LDK dhe PDK bëhen bashkë, AAK-ja mbetet pa vendimarrje!

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidimin e tij për postin e President po e lidh me aktakuzat e Gjykatës Speciale.Ai thekson se AAK-ja po i paraprin një situate që mundet me ndodh.

- Advertisement -

“Marrja e vendimit në Aleancë është në përputhje me obligimet që kemi.Ne vetëm po participojmë një situatë hipotetike dhe nëse ndodh, pra konfirmohen aktakuzat, ne kemi formulën për zgjidhjen e situatës. Aleanca ka pas udhëheqjen e qeverisë, ka dhënë dorëheqjen dhe ka shku në zgjedhje.Ne kemi votu qeverinë e re dhe nuk kemi vendos asnjë kusht LDK-së.

Asnjëherë në asnjë diskutim politik të krijimit të Qeverisë nuk është diskutu çështja e Presidentit. Aleanca i ka ndihmu procesit sepse e ka ba publik pozcionin e saj për postin e Presidentit.

Nuk kam pa një ambicie të zotit Mustafa me u ba President. Në rastin se e zgjedhim presidentin bashkë nuk kemi arsye me e ndërru mandatarin” tha Haradinaj në Kanal 10 raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Ai tutje potencon se nëse Presidenti dhe Kryeministrin ndahen ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, AAK-ja mbetet pa vendimarrje.

“Nëse LDK merr Presidentin dhe PDK merr Kryeministrin ne mbesim pa vendimarrje. Nëse vazhdojmë me mbet në një kaolicion të tillë nuk kemi të drejtë më me u anku”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit