2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Komentatori shqiptar që është tifoz i madh i Zvezdës, tregon se a do ta përkrah Tiranën apo ekipin serb

Rekomandime

Komentatori shqiptar, Kostas Grillo njihet për tifozllëkun që bën për ekipin serb, Crvena Zvezden.

Por, ekipi i tij i preferuar tash do të luaj kundër ekipit shqiptar, KF Tirana në fazën çerek-finale të Ligës së Kampionëve.

- Advertisement -

Në një intervistë për “News-tv”, ai ka treguar se kush ka dëshirë të kualifikohet.

Kualifikimi? Crvena Zvezda është favorite në letër, por
Tirana dot tregoj se do të jetë një skuadër që mund të shkaktojë të papriturën e madhe, duke kujtuar atë barazim 2-2 në vitet e 70-ta kundër Ajaxit të madh. Është një ndeshje 50/50.

Tirana tregoi sot një ansambël kolektiv me një strateg si trajneri Egbo. Fitorja në Tbilisi një fushë super e vështirë përballë një Dinamoje historike tregoi se Tirana e këtij sezoni është përgatitur për të realizuar surpriza të mëdha.”

- Advertisement -

“Natyrisht për të ardhur keq që ‘Fanatiksat’ bardheblu dhe ‘Delijet’ bardhekuq s’do të përplasen me njëra tjetrën. Mendoj që dy skuadrat kanë tifozëri shumë të madhe dhe të veçantë. Do të doja ta komentoja këtë ndeshje ashtu siç e komentoja i vetmi në Beograd ndeshjen episodike Serbi-Shqipëri”, shtoi Grillo.

Jam rritur me to. Dua të jem i sinqertë që një kualifikim i Tiranës do të ma rrihet më shumë zemrën, sepse do jetë një rezultat historik ashtu siç thash në vitet 70-të me Ajaxin e madh, ndërsa kualifikimi i Zvezdës është një ngjarje rutinë, një skuadër që e ka të lidhur jetën me suksesin”, përfundoj ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit