9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sondazhi i ri në Kosovë: PDK dhe LDK shumë poshtë, kaq fiton Vetëvendosje

Rekomandime

Një kompani e madhe e sondazheve në Kosovë (e njohur për redaksinë), ka realizuar një sondazh politik para tre jave në Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas atij sondazhi i cili nuk është publikuar ende, të parën e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje me 42%, ndërsa PDK-në dhe LDK-në me nga 15%, ku të dyja këto kanë një diferencë rreth 0.5% mes tyre.

- Advertisement -

Në anën tjetër, partia e Ramush Haradinajt, AAK, del t’i ketë diku rreth 7% të votave.

Ndërsa Nisma e Fatmir Limajt nuk do ta kalonte pragun nëse zgjedhjen do të mbaheshin këtë të diele.

Gjithashtu gazeta “Bota sot” shkruan se ky sondazh është financuar nga një parti politike, por që për shkak të rezultatit të keq në sondazh, nuk e kanë publikuar fare në opinion, mirëpo ende nuk dihet saktë se a do ta bëjnë këtë./Botasot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit