8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Mjeku i njohur britanik: Koronavirusi do të jetë me ne përgjithmonë!

Rekomandime

Një nga anëtarët e grupit shkencor që këshillon qeverinë britanike për koronavirusin, tha sot se epidemia do të jetë gjithmonë prezente “në një formë ose në një tjetër”.Prandaj Sir Mark Walport tha se njerëzit do të vaksinohen në intervale të rregullta.Komentet e tij erdhën pak pasi kreu i OBSH tha se shpresonte që pandemia të vihej nën kontroll brenda dy vjetëve, siç kishte ndodhur me parë dhe me pandeminë shfarosëse të Gripit Spanjoll.

- Advertisement -

Sir Mark tha se rritja e dendësisë së popullatave dhe shtimi i mjeteve të udhëtimit shtojnë përhapjen e virusit.Ai shtoi se popullata botërore është tanimë shumë më e madhe sesa në vitin 1918.Në një intervistë me rrjetin BBC, Sir Mark tha se për vënien nën kontroll të pandemisë do të kërkohet “vaksinim global”, edhe pse koronavirusi “nuk është një sëmundje si lia, e cila zhduket me anë të vaksinimit”.

“Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë, në një formë apo në një tjetër, dhe me siguri do të kërkojë vaksinime të përsëritura”, tha ai.“Prandaj ashtu si gripi, njerëzit do të duhet të vaksinohen në intervale të rregullta.”Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha më herët se Gripi Spanjoll i 1918 kërkoi dy vjet për vënien nën kontroll, por avancimet në teknologji mund t’i lejojnë botës të ndalojë koronavirusin “në një kohë më të shkurtër”.Gripi i 1918 vrau rreth 50 milionë njerëz.Koronavirusi i ri ka vrarë deri tani 800,000 dhe ka infektuar rreth 23 milionë.Sir Mark paralajmëroi se është e mundur që koronavirusi të dalë përsëri “jashtë kontrolli” por tha se tanimë duhet të merren masa më të shënjestruara sesa izolimet totale.Konsulenti shkencor i qeverisë britanike shtoi: “Ne e dimë se në Britani është infektuar më pak se një në pesë njerëz, kështu që rreth 80% e popullatës janë ende të ekspozura ndaj virusit.“Duhet të arrijmë balancën mes minimizimit të dëmit të infeksionit ndaj njerëzve, mbrojtjes së tyre dhe vazhdimit të funksionimit të shoqërisë”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit