7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës i reagon Vuçiq: Sa i përket lajmeve që vijnë nga SHBA-të nuk na duhen njoftime nga Serbia

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka ironizuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq pas lajmit që ky i fundit dha se edhe presidenti Trump mund të jetë pjesë e takimit në Uashington, shkruan Gazeta Blic.Tahiri thekson se tradicionalisht Kosova ka patur mbështetjen dhe besimin e Presidencës së SHBA-ve dhe Shtëpisë së Bardhë, dhe se sa i përket lajmeve që vijnë nga andej, Kosovës nuk i duhen njoftime nga Vuçiqi dhe Serbia.“Vuçiq nuk ka pse të na paraqitet si lajmëtar ekskluziv, përkitazi me atë se ekziston një mundësi, që edhe Presidenti Trump, të ndaj sado pak kohë për prezencë të tij në takimin e shtatorit. Ne e admirojmë popullin amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë, kishin ndarë kohë kur i dërguan letër atij, me 14 dhjetor 2018. Shtëpia e Bardhë dhe Presidentët e SHBA-së, i kanë dhënë pafundësisht shumë paqes, sigurisë dhe prosperitetit global”

- Advertisement -

Në fund të shkrimit Tahiri thotë se Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithmonë me me SHBA-të, Presidentët e saj dhe Shtëpinë e Bardhë.

Reagimi i plotë i Tahirit:

Vuçiq, ky lajmëtar i pasinqertë!

- Advertisement -

Tradicionalisht, historia flet, se ne gjithmonë kemi pasur mbështetjen dhe besimin e Presidencës së SHBA-së, Shtëpisë së Bardhë. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë.Vuçiq nuk ka pse të na paraqitet si lajmëtar ekskluziv, përkitazi me atë se ekziston një mundësi, që edhe Presidenti Trump, të ndaj sado pak kohë për prezencë të tij në takimin e shtatorit. Ne e admirojmë popullin amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë, kishin ndarë kohë kur i dërguan letër atij, me 14 dhjetor 2018. Shtëpia e Bardhë dhe Presidentët e SHBA-së, i kanë dhënë pafundësisht shumë paqes, sigurisë dhe prosperitetit global.Ne i jemi thellësisht mirënjohës SHBA-së. Prandaj, Kosova e përfaqësuar në Shtëpinë e Bardhë, shkon me shpresë dhe besim, që mundësia e ofruar nga Presidenti Trump, nuk ofrohet çdo ditë. Lëvizjen drejt konstruktivizmit dhe përafrimit, duhet ta bëjë pala serbe, sepse ajo nuk ka ndërruar qasje ndaj SHBA-së dhe as ndaj Kosovës ndonjëherë.Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi përgjithmonë, me SHBA-në, Presidentët e saj dhe Shtëpinë e Bardhë. Dhe, përkitazi me SHBA-në, nuk na duhen dhe nuk pranojmë njoftime nga Vuçiq dhe Serbia.

Vuçiq, ky lajmëtar i pasinqertë!Tradicionalisht, historia flet, se ne gjithmonë kemi pasur mbështetjen dhe besimin e…

Gepostet von Besnik Tahiri am Samstag, 22. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit