7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

10 shenjat kryesore të mungesës së vitaminës D

Rekomandime

Vitamina D nuk është menduar vetëm për kockat dhe dhëmbët, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në thithjen e magnezit dhe fosforit dhe forcon sistemin imunitar, parandalon sklerozën e shumëfishtë, sëmundjet e zemrës dhe infeksionet bakteriale ose virale dhe shumë më tepër, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Mungesa e vitaminës D është e përhapur këto ditë. Shumica prej nesh vuan nga kjo ose njohim dikë që ka mungesë të vitaminës D. Faktori që çon në mungesë të vitaminës D janë aktivitetet e kufizuara në natyrë dhe mbrojtja nga dielli gjatë gjithë kohës.

Më poshtë është një listë e të gjitha shenjave dhe simptomave kryesore të mungesës së vitaminës D. Nëse vini re ndonjë prej tyre nxitoni te mjeku juaj dhe të ekzaminoheni.

Muskujt e dobët dhe kockat:

- Advertisement -

Të gjithë e dimë se vitamina D është domosdoshmëri për kockat, muskujt dhe dhëmbët. Nëse keni kocka të ndishme ose dhimbje të muskujve mund të jetë një shenjë që nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë nga dielli.

Ndjenja e lodhjes dhe depresionit:

- Advertisement -

Nëse vazhdimisht po ndjeheni të lodhur ose në depresion, atëherë patjetër që duhet të bëni testin e vitaminës D. Studiuesit kanë zbuluar se gratë me nivele të ulëta të vitaminës D kanë më shumë gjasa të ndihen në depresion ose të luftojnë me ndjenja të thella të trishtimit sesa gratë me nivel të lartë të vitaminës D.

Ndjeshmëria e dhimbjes:

Njerëzit që luftojnë me dhimbje kronike shpesh kanë nivele joadekuate të vitaminës D. Po vuaj nga një migrenë kronike dhe mungesë e vitaminës D gjithashtu. Nëse vuani nga dhimbjet kronike mund të ketë mundësi që ju jeni të mangët me vitaminë D.

Ënjtja:

Njerëzit me nivele më të ulët të vitaminës D kanë më shumë mundësi të vuajnë nga ënjtja, skuqja dhe gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve.

Presioni i lartë i gjakut:

Mungesa e vitaminës D është shumë e rëndësishme edhe për zemrën tuaj, shkruan holistic living tips.. Kur nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D, kjo do të rrisë rrezikun e hipertensionit. Hipertensioni e detyron zemrën të punojë shumë, duke rritur rrezikun për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës.

Lodhja dhe përgjumja:

Njerëzit me nivele më të ulët të vitaminës D i mungon energjia gjatë ditës dhe mund të ketë një ndjenjë të vazhdueshme lodhjeje.

Luhatje humori:

Vitamina D luan një rol në prodhimin e serotoninës. Ka një ndikim domethënës në gjendjen shpirtërore. Nëse jeni duke ndryshuar humor të pazakontë, vlerësoni nivelin tuaj të vitaminës D.

Mbipesha:

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e ruajtur në qelizat tona yndyrore. Njerëzit që janë mbipeshë, kanë nevojë për më shumë vitaminë D, transmeton lajmi.net.

Ajo çon në rritjen e shpenzimit të energjisë, një mekanizëm i humbjes së peshës. Studimet kanë raportuar vazhdimisht një rrezik të shtuar të mungesës së vitaminës D tek ata që janë të trashë.

Djersitja e kokës:

Djersitja e tepërt e kokës është një shenjë e zakonshme, e hershme e mungesës së vitaminës D. Në fakt, mjekët zakonisht për këtë arsye pyetnin nënat e reja për djersitjen e kokës tek të porsalindurit.

Alergjia:

Vitamina D adekuate mund të zvogëlojë alergjitë. Një studim i bërë mbi 6 mijë individë tregoi se njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës D janë më të ndjeshëm ndaj alergjive.

Ju mund të përmbushni dozën tuaj ditore të vitaminës me anë të ekspozimit të drejtpërdrejtë nga dielli. Për të fituar më shumë vitaminë D, as në mëngjes dhe as në mbrëmje rrezet e diellit nuk janë të mira.

Koha më e mirë është mesdita. Rrezet UVA të dritës së diellit janë konstante gjatë gjithë kohës, por rrezet UVB të cilat kërkohen për zhvillimin e vitaminës D janë të larta në mesditë. Kështu që ta përdorni diellin për t’ju ​​furnizuar me maksimumin e vitaminës D, mesi i ditës është më i miri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit