10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rugova: Është dobësi të mendohet se Vjosën e mbron VV, atë e bëjë unë

Rekomandime

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës duket të jetë njeriu i vetëm që kundërshton vendimet në këtë parti.

- Advertisement -

E zyrtarët e kësaj partie thuajse në çdo paraqitje televizive e përmendin emrin e saj për kundërshtimet që ia bënë LDK-së në vazhdimësi. I tillë ishte edhe Naser Rugova në Televizionin 7.

“Zonja Osmani në dy mbledhjet e fundit të kryesisë nuk shkon fare. Ka votuar kundër mocionit. Atë e mbrojë unë e jo VV e as oponionistët. Është e dobët të mendosh që Osmanin po e mbron VV”, tha ai.

Ai madje ka përdorur edhe ton të vrazhdë ndaj Osmanit duke thënë se ajo nuk duhet t’i dal kundër partisë së Isa Mustafës.

- Advertisement -

“ABC’ja e demokracisë nuk është t’i dalësh kundër partisë, mendimet e tua mund t’i paraqesim në forumet e partisë por në fund, shumica vendos. Ne kemi demokraci të brendshme . Në LDK ka unitet në vendimmarrje më shumë se kurrë”, tha Rugova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit