8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Plani i Arben Vitisë: Dhënia deri në 400 mijë vaksina në muaj

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vaksinimi masiv është kryefjala aktuale e Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Pfizer dhe se synojnë që të vaksinojnë mbi 60 përqind të popullsisë këtë vit.

Po ashtu, Vitia ka thënë se do të fillojë plani për vaksinimin masiv të popullatës nga 15 qershori i këtij vit.

“Plani i vaksinimit në masë nënkupton administrimin e një numri shumë më të madh të vaksinave brenda një muaji që mendohet mes 300,000 dhe 400,000 vaksinave në muaj”.

- Advertisement -

“Angazhimi për të siguruar dhe dinamizmi ka synim përmbylljen e fazës së parë dhe të fillimit të fazës së dytë. Do të kemi edhe doza të tjera ditëve dhe javëve në vijim, sepse procesi i vaksinimit është i domosdoshëm. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë bashkë më dikastere tjera po kryen veprime konkrete në disa drejtime tash e disa javë”.

Vitia ka thënë se për këtë janë detajizuar rrugët dhe mjetet se si të arrihet deri te ky synim, si dhe do të shtohen kapacitetet njerëzore.

- Advertisement -

“Angazhimi për të siguruar dhe dinamizmi ka synim përmbylljen e fazës së parë dhe të fillimit të fazës së dytë. Do të kemi edhe doza të tjera ditëve dhe javëve në vijim, sepse procesi i vaksinimit është i domosdoshëm. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë bashkë më dikastere tjera po kryen veprime konkrete në disa drejtime tash e disa javë”.

Ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të aplikojnë përmes platformës online e-Kosova në mënyrë që të mos krijohen kolona të gjata njerëzish që presin për vaksina.

“Janë thjeshtëzuar procedurat e aplikimit edhe përmes platformës e-Kosova që në procese të lehta të kryejnë aplikimin. Përmes këtij plani do të shkojë më shpejtë dhe shumë më lehtë”.

“Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafit mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19 dhe për hartimin e planit shtetëror të vaksinimit COVID-19. Vaksinimi masiv do të jetë një hap i rëndësishëm drejt fitores në luftën tonë kundër COVID-19, përfshirë aksesin e sigurt dhe të plotë në shërbimet vitale. Vaksinat kundër COVID-19 ofrojnë shpresë, por edhe më tej, do të duhet të kujtojmë masat parandaluese, të tilla si distanca sociale, maskat dhe ventilimi, duke shmangur grumbullimet dhe mjediset e brendshme, ndërsa higjiena e duarve duhet të vazhdojë të mbahet edhe pas vaksinimit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit