Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, tash e disa vite jeton në Turqi.
Ai është në lidhje dashurie me aktoren Hazall Senell.
E çifti kanë ndarë në rrjete sociale lajmin e bukur se ata po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, pasi Bertani i ka propozuar aktores.
Dyshja ndanë në llogaritë e tyre në Instagram, një foto të njëjtë me mbishkrimin, “Deri në fund”.
E sa për ceremoninë e martesës, e të gjitha detajet e tjera duket se njëherë dyshja do të presin, derisa situata në botë të jetë më e sigurt.