Një person është gjetur i vdekur në një autoservis në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, sot në ora 11:00.
Rastin për Kosova ime e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimë në këtë rast është një burrë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në një autoservis. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.