Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se 50 respiratorët e rinj të cilët SHBA-ja ia ka dhuruar Kosovës pasqyrojnë angazhimin personal të presidentit Trump për të ndihmuar popullin e Kosovës në luftën kundër pandemisë.
Kosnett ka theksuar se përgjegjësia kryesore për luftimin e pandemisë duhet të jetë e Qeverisë dhe popullit të Kosovës.
“Ndërsa SHBA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë vazhdojnë të ofrojnë ndihmë dhe këshilla për të mbështetur Kosovën në luftimin e pandemisë, përgjegjësia kryesore duhet të jetë e Qeverisë dhe popullit të Kosovës”, ka thënë Kosnett.
These 50 newly manufactured, state of the art ventilators are crucial life-saving devices for the people of Kosovo. This contribution reflects President Trump’s personal commitment to assist the people of Kosovo in combatting the pandemic. (1/3) pic.twitter.com/PMrjqmFk4G
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) August 25, 2020