8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Borrel: Qesharake, Beogradi i mbushur me bilborde të presidentit të Kinës kurrë nuk kemi parë ta falënderojë BE-në

Rekomandime

Diplomati më i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrel u tha eurodeputetëve të hënën se Unioni Evropian duhet të rrisë aftësitë për të konfirmuar rolin e tij stabilizues në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet të forcojmë aftësitë tona për të shpjeguar rolin tonë stabilizues në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu vullnetin tonë për të bashkëpunuar dhe për të kapërcyer një nga çështjet më të vështira, mungesën e një dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Borrel në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, rapoton N1.

- Advertisement -

Ai tha se samiti i ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor vjen në një moment të mirë sepse “të gjithë e kuptojnë se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se Ballkani nuk do të jetë një zonë e qëndrueshme pa pasur një perspektivë të qartë evropiane”.

Borrel shtoi se kjo mund të ndodhë nëse Kosova dhe Serbia investojnë në përpjekjet për të zgjidhur dallimet mes tyre.

Ai shprehu shpresën se kriza e koronavirusit do të tregojë se BE është shumë e angazhuar në bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se do të krijohet një perspektivë e qartë evropiane për ta.

- Advertisement -

Duke folur për ndihmën e BE-së për Serbinë, Borell kritikoi këtë shtet pasi siç tha, Serbia falënderon Kinën por asnjëherë BE-në për ndihmën e dhënë

“Nëse shikoni në rrugët e Beogradit, ju shihni tabela me fotografi të Presidentit të Kinës me mbishkrimet “Faleminderit vëllai Xi”, gjë që është shumë qesharake sepse unë kurrë nuk kam parë një tabelë që thotë se faleminderit BE për ndihmën tuaj, dhe ne kemi ndihmuar shumë Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit