Humbi shansin e artë për barazim, Cobbinah pas zëvendësimit bëri gjestin e tmerrshëm!

    0
    129

    Tirana u mund minimalisht me rezultatin 0-1 nga Crvena Zvezda duke mbyllur kështu “ëndrrën” për kualifikim. Bardheblutë ishin tepër të pafat në këtë ndeshje pasi kishin shumë raste për shënim me Muçin dhe Cobbinah.

    Ishte pikërisht sulmuesi ganez që në minutën e 68-të kishte mundësinë e artë për shënim pasi I vetëm përballë portierit serb gjuajti jashtë. 4 minuta më vonë trajneri Egbo vendos ta zëvendësojë Cobbinah me Jurgen Vrapin. Sulmuesi nuk e priti aspak mirë këtë zëvendësim duke u shfaqur I nervozuar gjatë daljes nga fusha.

    Gjest që pasoi me heqjen e fanelës në momentin që Cobbinah u ul në stol.

    newsport