22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Albin Kurti e falënderon Miroslav Lajcakun

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot gjatë një bisede telefonike që pati me emisarin e BE’së, sllovakun Mirsolav Lajcak, e ka falenderuar këtë të fundit që nuk po e përkrah idenë për ndryshimin e kufijve.

- Advertisement -

Nga zyra e Kryeministrit kanë dhënë detaje për bisedën e sotme, ku thuhet se kanë diskutuar lidhur me situatën me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

“Mes tjerash, u diskutua për kalimin në fazën e dytë të lirimit gradual të masave, dhe rezultatet e fundit në menaxhimin e COVID-19 sipas të cilave numri i të shëruarëve është 3-fish më i lartë së numri i rasteve aktive.”, thuhet në komunikatë.

Tutje, dy palët thuhet të kenë biseduar edhe për çështjet politike, me ç’rast Kurti e ka falenderuar Lajcakun për qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve.

- Advertisement -

“Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Kryeministri në detyrë z. Kurti përsëriti përkushtimin e tij për një dialog me parime, të përgatitur mirë ku e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes dhe ku qytetarët janë përfitues të saj. Me këtë rast, z. Kurti e falënderoi z. Lajčák për qëndrimin e tij kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, ide që nuk ka as mbështetje rajonale.”, u tha në njoftim.

Në fund, thuhet se Kryeministri në detyrë po parashtroi kërkesën dhe nevojën për një vendim sa më të shpejtë nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit