-1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hyn në fuqi ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid, këto janë ndëshkimet që parashihen

Rekomandime

Pas shumë diskutimeve e pas shumë shtyrjesh, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur të miratojnë ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Ai dje është publikuar në gazetën zyrtare dhe rrjedhimisht ka hyrë në fuqi dhe duhet të ketë zbatueshmëri të plotë.

Në këtë ligj përveç që parashihen mënyra se si do të funksionoj zinxhiri i veprimeve dhe si do të bëhet koordinimi në mes të katërve institucional, tregohet në një kapitull të veçantë, përkatësisht në kapitullin V të tij, bëhet fjalë për masat ndëshkimore.

Masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj shqiptohen nga Policia e Kosovës, Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale.

- Advertisement -

Ndërsa bëhet e ditur se nuk do të ketë kushte të veçanta për shqiptimin e këtyre gjobave veçse për to do të zbatohen dispozitat e legjislacionit për kundërvajtje.

Por cka do të bëhet me personat të cilët qarkullojë vet apo me vetura të tyre në kohën kur nuk lejohet një gjë e tillë.

- Advertisement -

“ Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit

të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500)

euro”, theksohet në këtë ligj.

Ndërsa për shoferin e mjetit motorik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej

dyqind (200) euro.

Në anën tjetër dënim më i lehtë është për personat fizik të cilët nuk respektojnë Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar. Në një rast të tillë ata do të dënohen me gjobë prej dyqind (200) euro.

“Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro”, theksohet në pjesën e këtij ligji ku flitet për masat ndëshkimore.

Ndërsa për mos mbajtje të maskës dhe distancës fizike dënimi shkon në 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës,dënohet me gjobë prej tridhjetë e pesë (35) euro. 6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetë e pesë (35) euro”, theksohet në ligj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit