Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka dhuruar sot mjete mbrojtëse personale për Policinë e Kosovës, teksa vendi po përballet me pandeminë, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada përmes një postimi në rrjeitn social Facebook, ku thuhet se policia po siguron popullin e Kosovës.
Ndihmat siç bëhet e ditur, janë ndarë nga Departamenti për Mbrojtje.
Shkrimi i plotë:
Ambasada amerikane ka dhuruar si donacion pajisje personale mbrojtëse Policisë së Kosovës. Këto pajisje do mbrojnë Policinë e Kosovës në detyrat e tyre esenciale derisa ata kujdesen për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Këto pajisje janë të mundësuara nga #EUCOM përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin Hetues Kriminalistik.