16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbët bllokojnë patrullën e Policisë në Zubin Potok

Rekomandime

Disa qytetarë serbë kanë bllokuar një patrullë të Policisë së Kosovës, e cila lëvizte nga Bërnjaku në drejtim të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës është bllokuar nga një grup qytetarësh serbë të cilët kanë vendosur në rrugë makina pa tabela.

- Advertisement -

Kjo bllokadë është vendosur në hyrje të tunelit të parë në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se për të zhbllokuar bllokadën janë ftuar njësitet policore nga stacioni i Zubin Potokut.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Rajonit të Mitrovicës Veriore ka thënë se kur njësitet policore kanë arritur në vendin e bllokadës, nuk ka pasur vetura. “Kolegët e Stacionit Policor të Zubin Potokut kanë shkuar në asistencë pasi janë thirrur nga Policia e Pikës Kufitare me pretekstin se dy vetura i kanë bllokuar rrugën. Por kur kanë arritur atje nuk i kanë hasur veturat dhe rruga është e qarkullueshme”, ka thënë Hoti.

- Advertisement -

Ky incident vjen pak ditë pasi Millan Radojiçiq është arratisur nga pika kufitare Bërnjak. Për këtë shkak është suspenduar komandanti i kësaj pike kufitare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit