9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

‘Të infektuarit do të rikuperohen brenda javës’, ilaçi Remdesivir mund të shërojë koronavirusin: Ç’ndodhi me 113 pacientët e testuar

Rekomandime

Remdesivir, një ilaç antiviral i përdorur për trajtimin e Ebola disa vite më parë mund të jetë një ilaç efektiv për pacientët e prekur me COVID-19 dhe që janë në gjendje të rëndë. Kështu sugjeruan rezultatet e një pjese të provave klinike që ka kryer kompania amerikane “Gilead Sciences”.

- Advertisement -

Nga 113 persona me COVID-19 në gjendje të rëndë që ishin shtruar në spital në Universitetin Spitalor në Çikago, të gjithë morën injeksione ditore nga ilaçi remdesivir, dhe u pa të jepte efekt të madh.

“Lajmi i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë pastruar nga virusi, gjë që është shumë e mirë. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive të Universitetit të Çikagos që mbikëqyr studimet mbi ilaçin remdesivir për spitalin.

Ilaçi duket se minimizon ethet dhe lehtëson simptomat e frymëmarrjes që janë simptoma të cilat shoqërojnë koronavirusin, duke lejuar që shumë pacientë që e marrin këtë ilaç të dalin nga spitali në më pak se një javë.

- Advertisement -

Pacientët që morën remdesivir në Universitetin Spitalor të Çikagos ishin pjesë e një studimi klinik të Fazës 3 për ilaçin.

Faza e katërt dhe e fundit përfshin testimin e ilaçit në një grup shumë më të madh pacientësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit