23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Lladrovci për shpenzimet e deputetëve, “Nëse është hëngër pitja, tepsia ka mbetë”

Rekomandime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka goditur mashtruesit për vendbanim që çoi në përfitim të shpenzimeve për karburant nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Nga raportet e publikuara del se Lladrovci sa ishte deputet gjatë një mandati, nuk mori asnjë cent për shpenzime të udhëtimit.

Lladrovci ka goditur veprimet pas zbulimit të mashtrimit duke shkruar: “Ma e forta e tërë këtij tregimi tragjik e komik të ditëve të fundit, është që paret e vjedhura nga mashtrimi për vendbanim jepen donacion. Na jemi vend i vakive, po po…sui generis”

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Vërtetë, ka njerëz që i marrin të gjitha ato që ua ofron ndonjë rregullore për favoret e përgjegjësisë institucionale. Por, jo të gjithë i marrin, sepse, konsiderojnë se paga që marrin është e mjaftueshme, pa favore e dhuratat tjera. Çështja e shpenzimeve të udhëtimit zbuloi shumë gjëra. Sepse, nëse është hëngër pitja, tepsia ka mbetur. Jam i lumtur se nga buxheti për shpenzimet e udhëtimit, nuk kam marrë asnjë cent. E kam konsideruar se është e tepërt. Ma e forta e tërë këtij tregimi tragjik e komik të ditëve të fundit, është që paret e vjedhura nga mashtrimi për vendbanim jepen donacion. Na jemi vend i vakive, po po…sui generis!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit