Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”.
Mirëpo, kjo kërkesë nga Serbia nuk është pranuar nga amerikanë dhe nikoqiri i takimit Richard Grenell.
Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve, shkruan Gazeta Metro.
Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.
Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington.
Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve.