19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Zyrtarja e LDK-së e deklaron pasurinë, burri i saj mbi 3 milionë euro borxhe

Rekomandime

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mirjeta Kalludra ka bërë deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

- Advertisement -

Kalludra në emër të saj ka deklaruar vetëm një makinë udhëtimi në vlerë prej 12 mijë euro të blerë në vitin 2017, nga të ardhurat familjare.

Por bukur mirë me pasuri të paluajtshme qëndron bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti i ish- deputetes ka dy banesa një në vlerë 110 mijë euro, kurse një tjetër në vlerë prej 97 mijë euro, raporton Indeksonline.

Në pronësi të tij, ajo ka deklaruar tokë në vlerë prej 95 mijë euro, 40 mijë euro si dhe 15 mijë euro dhe një local afarist prej 35 mijë euro.

Por, bashkëshorti i Kalludres ka aksione në dy shoqëri komerciale “Benita Company”, si dhe “Benita Fruits”.

- Advertisement -

Kur jemi tek detyrimet financiare, bashkëshorti i saj nuk qëndron fare mirë, derisa bazuar në formularin e deklarimit të pasurisë ka mbi 3 milion euro borgje.

Kurse, sa u përket parave të mbajtura në institucione financiare, Kalludra ka deklaruar të ketë mbi 10 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit