Lista Serbe është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës.
Burimet e IndeksOnline brenda qeverisë kanë thënë se serbët janë të pakënaqur me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Avdullah Hoti për të bashkëqeverisur.
Disa kërkesa të cilat kanë shprehur serbët për tu realizuar, janë bllokuar nga ekzekutivi dhe kjo ka shtyrë krerët e Listës Serbe që të shqyrtojnë mundësinë e daljes nga qeveria dhe me këtë hap mund edhe të bie qeveria Hoti.
Anëtarët e kabinetit qeverisës nga Lista Serbe janë të pakënaqur edhe me punën e kryeministrit Hoti dhe qasjen e tij ndaj tyre.
Marrëveshja LDK-Lista Serbe ishte arritur ditën e votimit të qeverisë Hoti