9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kimete Berisha për Naser Ramadanin: Më fal Doc, je shumë simpatik, por e vërteta është e tmerrshme, horror

Rekomandime

Publicistja Kimete Berisha ka kritikuar dr. Naser Ramadanin.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha thotë se, Ramadani gjatë ditës së djeshme ishte në disponim, prandaj shprehu kënaqësinë e thellë për gjendjen e pandemisë në Kosovë.

Berisha shkruan se, Ramadani i lavdëroi të vdekurit, ndërsa raportet e mira të të gjallëve me të vdekurit sa që po rrinë pranë të vdekurve në një dhomë pa asnjë shqetësim.

Berisha duke kritikuar Ramadanin edhe i kërkon falje, e quan simpatim por, sipas saj, e vërteta është e tmerrshme dhe horror.

- Advertisement -

“Ama çdo gjë është jashtë kontrolli. I vetmi ‘ligj’ dhe e vetmja ‘kontroll’ në Infektivë është ‘ndërgjegjja’ personale e punonjësve shëndetësor, kush e ka. Kush s’e ka – s’e ka, nuk është i obliguar të jetë ‘i ndërgjegjshëm’, askush nuk i kontrollon”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

I gjalli me të vdekurin.

Dr. Naser Ramadani dje ishte i disponuar, prandaj shprehu kënaqësinë e tij të thellë për gjendjen e pandemisë në Kosovë.

Jemi më të mirët në rajon për mënyrën se si vdesim.

Vdesim me marifet, pa fjalë, pa ankesa, pa amanete.

I lavdëroi të vdekurit që po vdesin në pajtim të plotë me vdekjen dhe po shkojnë në paqe;

I lavdëroi raportet e mira të të gjallëve me të vdekurit, kanë krijuar aq raporte të mira e shoqni mes vete sa që të gjallët po rrinë pranë të vdekurve në një dhomë, pa asnjë shqetësim.

E lavdëroi popullatën që nuk po shpurdh me lyp shpjegime mjekësore e obduksione, sepse kur vdes-del shpirti, e shpirti nuk shihet, nuk ka shpjegim.

Drejtoresha e pulmologjisë tha se është obligim i familjarëve të marrin të afërmit e tyre të vdekur nga spitali.

Pra, sipas saj nuk është obligim i spitalit që të vdekurit t’i ndajnë nga të gjallët.

Nëse i vdekuri s’ka familje, çka ndodh pastaj, nuk e elaboroi zonja pa ‘ndjenja’, e cila duhet të largohet nga puna për këtë gjest, dhe të tregoj pse asaj i duket normale që i vdekuri të qëndrojë mes pacientëve për tetë orë.

Çfarë njeriu është ajo!

Më fal Doc, je shumë simpatik, por e vërteta është e tmerrshme, horror.

Ama çdo gjë është jashtë kontrolli. I vetmi ‘ligj’ dhe e vetmja ‘kontroll’ në Infektivë është ‘ndërgjegjja’ personale e punonjësve shëndetësor, kush e ka. Kush s’e ka – s’e ka, nuk është i obliguar të jetë ‘i ndërgjegjshëm’, askush nuk i kontrollon.

P.S. Mos ma tërheq tash llajkun, rri xhentëlmen siç je

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit