5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kur do të arrihet marrëveshja për postin e presidentit, flet Lutfi Haziri

Rekomandime

Numri dy i LDK’së Lutfi Haziri ka folur rreth zhvillimeve brenda partiake dhe postit të presidentit.

- Advertisement -

Ai thotë se LDK po shkon drejt tranzicionit dhe ndryshimit të gjeneratave.

“Isa Mustafa riktheu LDK’në nga një gjendje e keqe në një parti që prej vitit 2014 është drejt marrjes së primatit”, ka thënë Haziri.

Ai ka potencuar se Isa Mustafa e ka mandatin e besuar në krye të partisë.

- Advertisement -

Duke folur rreth presidentit, pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit në fillim të vitit të ardhshëm dhe paralajmërimeve të Ramush Haradinajt për këtë post, Haziri tha se lidhur për këtë çështje duhet arritur konsensus politik me partitë e tjera, përfshirë edhe opozitën.

Sipas tij, nëse nuk do të ketë arritje të një zgjidhje, atëherë LDK’ja nuk i përjashton zgjedhjet e parakohshme duke thënë se ‘nuk është për një president marionetë’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit