2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Grenelli paralajmëron se Trumpi do ta vizitojë Kosovën

Rekomandime

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin, por që nuk është vendosur ndonjë datë.

- Advertisement -

Kështu ka thënë ai në një prononcim për një radio serbe në Chicago, ku tha se qasja e SHBA-së ndaj dialogut ka qenë më ndryshe, në mënyrë që të arrihet diçka.

“Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi. Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”, tha Grenell.

Ndër të tjera, ai shtoi se SHBA-ja nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vetë ato.

- Advertisement -

Grenelli, po ashtu, i ka thënë kësaj radioje se ka ndikuar dhe e ka nxitur Trumpin që ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

- Advertisement -

Këto deklarata të emisarit Grenell vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Trump.

Më 4 shtator, dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike mes vete, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës me Izraelin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit