9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Trump në kërkim të datave për vizitën në Kosovë

Rekomandime

Presidenti amerikan Donald Trump është në kërkim të datave për një vizitë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Emisari Special i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë për një radio në gjuhën serbe Chicago.

- Advertisement -

Grenell ka thënë se administrata e Trump do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë vetëm se duhet të gjendet koha e përshtatshme për Shtëpinë e Bardhë që të realizohet një gjë e tillë.

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani u shpreh se personalisht ka inkurajuar presidentin amerikan që të vizitojë rajonin, por që nuk kanë akoma ndonjë afat kohor në mendje apo datë të saktë se kur do të ndodhë një vizitë e tillë.

Unë personalisht kam inkurajuar presidentin Trump që të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin dhe të shoh fuqinë e ekonomisë se sa është e zhvilluar atje, Presidenti Trump ka thënë se mezi pret që të shkojë por nuk kemi data apo ndonjë afat kohor në mendje.

- Advertisement -

Por pengesa e parë që të kthehet fokusi në Shtëpinë e Bardhë për të bërë një gjë të tillë është tejkaluar, ne duam ta bëjmë vetëm duhet të punojmë që të gjejmë kohë që do të ishte e përshtatshme për Shtëpinë e Bardhë dhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë, të cilët do të përfshihen në këtë për së afërmi.

Ne mezi presim dhe jemi të fokusuar në këtë”, ka thënë Grenell.

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington, kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik.

Në ceremoninë e marrëveshjes ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan, Donald Trump i cili e ka cilësuar si historike marrëveshjen mes dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit