7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Lajm i mir​ë: Ministria e Arsimit para Vitit të Ri do të ekzekutoj pagesat për këtë kategori

Rekomandime

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi.

Në një postim në Facebook, Nagavci po ashtu ka bërë të ditur se do të kryhen pagesat edhe për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM,

- Advertisement -

“Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes. Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milionë euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollorë. Kursejmë energjinë elektrike e vazhdojmë me punë”, shkruan Nagavci.

Projekti e-Mësimi ishte zhvilluar me qëllim të ndjekjes së procesit mësimor nga nxënësit për shkak të pandemisë me koronavirus në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit