7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Grenell: Kurti nuk dha arsye për refuzimin e gazit amerikan

Rekomandime

Ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria që ai udhëheqë nuk ka dhënë kurrë përgjigje të mirë për refuzimin e gazit amerikan.

Këto deklarata ai i ka bërë në Twitter teksa ka komentuar në shkrimin e gazetarit Buzhala, ku ky i fundit ka shkruar se Kosova do të jetë e varur çdo herë nga qymyri, kjo për shkak se qeveria Kurti 2 ka refuzuar projektin e gazit.

- Advertisement -

“Qeveria e VV-së hodhi poshtë një gazsjellës që do të financohej nga MCC dhe BERZH dhe humbi një mundësi të artë për zgjidhje afatgjatë në diversifikim. Kjo u refuzua për arsye thjesht ideologjike. Kosova tani nuk do të lidhet kurrë me rrjetin e gazit, kështu që tani jemi të varur nga qymyri”, ka shkruar ndër të tjera Buzhalla në Twitter.

Ndërkaq Grenell e ka konsideruar “të mjerë” vendimin e qeverisë për refuzimin e gazit të pastër nga ShBA-ja.

“Kjo eshte e vertetë. Mjerisht, qeveria aktuale e Kosovës refuzoi gazin e pastër nga SHBA. Albin Kurti asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje të mirë se përse e ka refuzuar”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Kujtojmë se ditë më parë Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente energjetike, kurse në vend tashmë kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike, ku në disa qytete dhe fshatra të Kosovës po raportohet për mungesë të rrymës nga 16 deri në 24 orë.

Kurse, sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit