10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Arabia Saudite thirrje muslimanëve: Faluni në shtëpi gjatë Ramazanit

Rekomandime

Organi kryesor fetar në Arabinë Saudite, Këshilli i Dijetarëve të Lartë, u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të falen në shtëpi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

- Advertisement -

Kjo thirrje vlen për myslimanët që jetojnë në shtetet ku kërkohen distancimi social për ta luftuar koronavirusin, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite, SPA.

“Myslimanët duhet t’i shmangin tubimet, sepse ato janë shkaktari kryesor i përhapjes së virusit dhe duhet të sjellin ndër mend se mbrojtja e jetës së njerëzve është një vepër e mrekullueshme që i afron ata me Zotin”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Arabia Saudite deri më tani i ka regjistruar 92 viktima dhe 8,274 të infektuar me koronavirus. Këto janë shifra relativisht të vogla në krahasim me numrin e popullsisë prej 34 milionëve.

- Advertisement -

Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit fillon të premten e ardhshme, më 24 prill, dhe përfundon më 23 maj. Ramazani cilësohet si një ndër pesë shtyllat e Islamit dhe është obligim për besimtarët e shëndoshë të moshës madhore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit