5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ministri i Shëndetësisë: Rreth 80% e të infektuarve po e kalojnë virusin pa simptoma

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se arsyeja e rritjes së rasteve të reja me koronavirus është lirimi i masave, pasi që, sipas tij, qytetarët nuk i zbatuan rekomandimet shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Zemaj thotë se rreth 80 përqind e personave të prekur po e kalojnë virusin pa simptoma.

“Me lirimin e masave filluan lëvizjet e pakontrolluara dhe mosrespektimi i masave nga ana e qytetarëve. Ne kishim vlerësim që do të ketë rritje, por të kontrolluara dhe që do të mund të përballonte sistemi ynë shëndetësor. Ndërsa mesi i muajt qershor shënoi rritjen e madhe. Sipas të dhënave 80 për qind e të infektuarve po e kalojnë pa simptoma këtë virus. Kjo nuk është justifikim për mosrespektim të masave”, tha ministri Zemaj në KlanKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, po të vazhdonte karantina, do të kishte më pak raste të reja pozitive, por sidoqoftë ai thotë se Kosova ka kapacitete për t’u përballur me situatën aktuale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit