7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Varroset në Shën Petersburg major gjenerali rus që u vra në Ukrainë

Rekomandime

Zëvendëskomandanti i tetë i Ushtrisë së Rusisë, Major Gjeneral Vladimir Frolov, i cili u vra gjatë një aksioni ushtarak në Ukrainë, është varrosur në Shën Petersburg, kanë raportuar mediat ruse.

Ceremonia lamtumirëse ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov, është realizuar te varrezat Serafimovsky me nderime ushtarake, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në një fjalim të mbajtur, Beglov ka thënë se Frolov “ka rënë heroikisht në një betejë me nacionalistët ukrainas duke sakrifikuar jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos shqetësoheshin më nga detonimet”.

Hera e fundit që Ministria e Brendshme e Rusisë raportoi humbjet e saj nga lufta në Ukrainë, ishte me 25 mars, kur pranoi humbjen e 1,351 ushtarëve. Sipas BBC, 217 nga 1,083 të vdekurt janë oficerë nga gradat lejtënant dhe gjeneral.

Me 6 prill, lista e humbjeve përfshinte 10 kolonelë, 20 lejtënantë, 31 majorë dhe 155 oficerë të ulët. Ndërkohë, Ukraina pretendon që deri tani kanë vdekur 7 gjeneralë rusë, por Rusia ka konfirmuar vdekjen e vetëm një gjenerali, atë të Major Gjeneralit Andrei Sukhotevsky.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit